Këta janë 10 lojtarët e rinj më të vlefshëm në botë
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 20 July 2018
Një raport, i publikuar nga Soccerex, i ka listuar 10 lojtarët e rinj më të vlefshëm në botë. Për të gjetur vlerën e secilit, Soccerex ka përdorur ndër të tjera moshën, pozitën, minutat e luajtur, golat, dhe asistet gjatë sezonit të kaluar, 2017/2018.
10. Mikel Oyarzabal (Real Sociedad): 51.3 milionë euro
21-vjeçari spanjoll, Oyarzabal vlerësohet se është një ndër lojtarët më të vlefshëm të rinj në botë. Sezonin e kaluar, sulmuesi anësor i shënoi 10 gola dhe i bëri 5 asiste. Kontrata e tij me ekipin nga Spanja, Real Sociedad, është e vlefshme deri në vitin 2022.
9. Bailey (Bayer Leverkusen): 56.5 milionë euro
20-vjeçari nga Xhamajka, Leon Bailey, këtë sezon i shënoi nëntë gola dhe i bëri 6 asiste për klubin e Bayer Leverkusenit. Pas paraqitjeve të këtij sezoni, raportohet se ai nuk do të luajë më për Kombëtaren e Xhamajkës, por do të zgjedhë mes Gjermanisë dhe Anglisë.
8. Pulisic (Borussia Dortmund): 61.2 milionë euro
19-vjeçari Christian Pulisic u bë amerikani i parë që bën pjesë në këtë listë. Për ta arritur këtë, mesfushori i Borussia Dortmundit sezonin e kaluar i shënoi 4 gola dhe i bëri 5 asiste. Edhe pse Amerika nuk luajti në Botëror, Pulisic ka zgjuar interes për shumë ekipe të ndryshme.
7. Donnarumma (Milan): 62.7 milionë euro
19-vjeçari italian Gianluigi Donnarumma është portieri i vetëm që ka arritur të sigurojë një vend në këtë listë. Portieri i Milanit e ka mbajtur portën të paprekur në 12 lojë nga 34 që i ka luajtur gjithsej. Ai ka bërë mesatarisht 2.12 pritje për çdo ndeshje.
6. Chiesa (Fiorentina): 63.5 milionë euro
20-vjeçari italian Federico Chiesa i ka ndihmuar ekipit të tij, Fiorentinës, duke i shënuar gola 6 dhe dhuruar 3 asiste gjatë sezonit të kaluar në Seria A. Performancat e tij gjatë këtij sezoni kanë bërë që ekipe si Juventus dhe Tottehham të interesohen për të.
5. Malcom (Bordeaux): 64.6 milionë euro
21-vjeçari brazilian, Malcom Filipe Silva de Oliveira, i cili luan për ekipin francez Bordeaux, ka siguruar vendin e tij në këtë listë me 12 golat dhe 7 asistet që i ka bërë sezonin e kaluar. Ai mund të luajë edhe si sulmues i qendrës, por edhe si sulmues i krahut të djathtë.
4. Dembele (Barcelona): 84.3 milionë euro
21-vjeçari francez, Ousmane Dembele, u ble nga Barcelona në gusht të vitit të kaluar për 105 milionë euro. Gjatë sezonit të kaluar ai arriti ta shënojë vetëm një gol në La Liga. Kohët e fundit është raportuar se Barcelona po tenton ta fusë atë brenda një marrëveshje për ta blerë lojtarin e Chelseat, Eden Hazardin.
3. Gabriel Jesus (Manchester City): 88 milionë euro
Premier Liga në këtë listë përfaqësohet nga dy yje, njëri ndër të cilët është sulmuesi 21-vjeçar i Manchester Cityt, Gabriel Jesus. Në vitin 2017, ai u ble nga Manchester City për 32 milionë euro, por vlera e tij u ngrit për shkak të performancave të sezonit të kaluar, ku i shënoi 13 gola dhe i bëri 3 asiste. Ai, gjithashtu ishte pjesë e ekipit të Brazilit në Kupën e Botës Rusia 2018.
2. Rashford (Manchester United): 89.1 milionë euro
Lojtari tjetër nga Premier Liga në këtë listë është 20-vjeçari anglez, Marcus Rashford. Sezonin e kaluar me ekipin e tij Manchester United arriti t’i shënojë 7 gola. Ai, gjithashtu e ndihmoi Anglinë në Kupën e Botës. Rashford mund të luajë si sulmues qendror dhe si sulmues i të dy krahëve.
1. Mbappe (PSG): 192.3 milionë euro
19-vjeçari Kylian Mbappe është emëruar si lojtari i ri më i vlefshëm në botë. Lojtari i PSG-së, në Ligue 1, i shënoi 13 gola dhe i bëri 8 asiste sezonin e kaluar. Ai, gjithashtu u përfshi në ndeshje të Ligës së Kampionëve tetë herë. Mbappe ishte ndër yjet më të përfolur në Kupën e Botës, duke e fituar edhe çmimin futbollisti më i mirë i ri i këtij turneu.
Të tjera
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...
-
Minatori i Trepçës me një gur të çmuar në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë, e vë para kameres derisa flet Albin Kurti
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore
Besnik Tahiri me numër 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkr...
-
Dumoshi takon furrtarët e Hasit në Prishtinë: Me afarizmin e tyre i japin jetë kryeqytetit
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat
Ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha nga një takim në Lezhë e ka ftuar kr...
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV)...
-
Memli Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhës...
-
Veriu i Shqipërisë përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotm...
-
Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, nga KQZ flasin për përgatitjet
Zgjedhjet Parlamentare janë afruar. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komis...
-
Plạgosja e të miturit, arrestohet një 17-vjeçar
Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në Fier u plagos një 16-vjeçar. Shërbimet e ...