Fokus

Kështu u dëmtua vetura zyrtare që u aksidentua kryeshefi i KEK-ut (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 06 December 2024

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekir Gërguri, ishte përfshi në një aksident trafiku më 29 nëntor në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident së bashku me të sipas informacioneve, ka qenë edhe udhëheqësi i njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike, Valon Prebreza.

Gazeta Infokus ka raportuar se aksidenti ka ndodhur tek ura e Lismrit në Fushë Kosovë.

-Advertisement-

Ky vetëaksident është bërë me veturën zyrtare të KEK-ut, e cila ka pësuar dëme materiale në pjesën e përparme.

Infokus ka siguruar edhe pamje të automjetit të dëmtuar. Sidoqoftë, nuk ka detaje për ndonjë dëmtim trupor të personave të përfshirë në aksident.

Ndryshe Infokus kishte tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë ngjarje, por deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar./Gazeta Infokus/

Vetaksidentohet kryeshefi i KEK-ut, bashkë me të ishte edhe udheheqësi i njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike, Valon Prebreza

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera