Kështu do të duket pika kufitare Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 30 January 2018
Pika kufitare në Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, do të ketë një pamje krejt tjetër nga ajo që ishte kohë më parë.
Vitin e kaluar ishte nisur një projekt i cili kishte për qëllim rregullimin e pikës kryesore doganore që lidhte Kosovën dhe Serbinë, e kjo gjë është thuajse në përfundim.
Siç thonë nga BE’ja, kjo pikë kalimi do të lëshohet pjesërisht në muajin maj, ndërkohë që për kompletimin e projektit, nuk dihet akoma saktë.
E punët në këtë projekt i vizitoi dje Zëvendës Shefi i EULEX Kosova, Bernd Thran, së bashku me Këshilltarin Doganor për MIK të EULEX-it, Alan Wilson. Ata u shprehën të ngazëllyer me këtë projekt.
Kur të hapet për qarkullimin e automjeteve, Merdare do t’i ketë disa karakteristika të ndryshme ekologjike, nga pesë korsi për qarkullimin e automjeteve në secilin drejtim, objektet dhe pajisjet më moderne, si dhe do të jetë ajo që z. Thran e përshkruan si “PKP-ja më moderne dhe bindshëm më mbresëlënësja në Ballkanin Perëndimor “.
Ndryshe, në Merdare zakonisht ka fluks më të madh të kalimit të mauneve me mallra, por edhe të qytetarëve kosovarë që jetojnë në diasporë.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...