Lajme

Kështu ndodhi plaçkitja e bankës në Drenas, Policia jep detajet

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 26 October 2019

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është plaçkitur banka ‘Teb’ në qytetin e Drenasit.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:12 minuta, raporton “Zëri.info”.

Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka thënë për “Zëri.info”, se të dyshuarit kanë arritur të thyejnë xhamat për të depërtuar në brendi të lokalit.

-Advertisement-

Sipas tij Policia e Kosovës po vazhdojnë punën e tyre në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur dëshmitë e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti, raporton “Zëri.info”.

“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke. Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”, tha Krasniqi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy