Lajme

Kështu mund të duket përbërja e Qeverisë së re të Maqedonisë?

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 08 May 2017

Pasi që shumica parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, radha është që të bëhen kalkulimet se kush do të mund që të merr poste udhëheqëse nëpër ministri të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Hapi i radhës është që kryetari Gjorge Ivanov ta mandatojë Zoran Zaevin për të krijuar qeverinë e re, pra ai pritet të jetë kryeministri i ri i Qeverisë së re. Burime partiake nga LSDM thonë për revistën ‘Fokus’ se kjo parti do të merr shtatë ministri, kurse shtatë tjera duhet të ndahen nga partitë politike shqiptare.

Sipas ‘Focus’, partia e Ali Ahmetit duhet të merr pesë ministri, si edhe Aleanca Shqiptare, dy ministri. Kjo ndarje ministrore mund të prishte nëse edhe Lëvizja Besa futet në qeveri. Sipas kalkulime Besës duhet t’i takojnë tre ministri, pra nga një t’ua marrë secilës parti.

Disa nga emrat që lakohen për ministra janë ato të Oliver Spasovskit për MPB, Fatmir Besimi për Financa, e Teuta Arifi të jetë në Punët e Jashtme. Radmilla Sheqerinska mund të merr postin e ministes së Mbrojtjes.

-Advertisement-

Në Qeverinë e re mund të përfshihen edhe ministrat plotësues, Ljupço Nikollovski, Aleksandar Kiracovski dhe Frosina Remenski-Tashevska./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera