Sport

Kështu e komenton Tahir Batatina mos ftesën e Mirlind Dakut nga Kosova

Autori: Erion Maliqaj 17:00 | 17 March 2021

Është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar, i ka realizuar 25 gola në 25 ndeshje për Ballkanin, megjithatë Mirlind Daku nuk është ftuar nga Kosova për ndeshje e muajit mars, shkruan Gazeta inFokus.

Në listën prej 25 futbollistëve të publikuar të mërkurën nga trajneri Bernard Challandes nuk figuron emri i Dakut, i cili në herën e fundit ishte i grumbulluar me ‘Dardanët’.

Lidhur me mos ftesën e sulmuesit gjilanas, Gazeta inFokus, ka biseduar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili e ka stërvitur me parë Dakun.

-Advertisement-

Tekniku llapjan ka thënë se Mirlind Dakut i është bërë një padrejtësi e madhe që nuk është ftuar.

Tutje ai ka shtuar se në këtë formë kanë humbur edhe Ardian Ismajlin, i cili tani përfaqëson kombëtaren e Shqipërisë.

“Kjo është një padrejtësi e madhe që ju ka bërë Mirlind Dakut dhe nuk e kuptojë çfarë duhet të bëjë një lojtar më shumë për mu ftuar në kombëtare. Golashënuesi më i mirë, formën më të mirë se të gjithë sulmuesit aktual, shumë e pa logjikshme mos ftesa e Mirlindit. Mos te harrojmë në këtë formë e kemi humbur edhe Ardian Ismajlin, duhet të kemi kujdes shumë në lojtarët që i kemi”, deklaroi Tahir Batatina për Gazetën inFokus.

Kosova në fund të muajit mars zhvillon tri ndeshje, një miqësore ndaj Lituanisë dhe dy takime të tjera ndaj Suedisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera