Sport

Kështu duket renditja e Superligës së Kosovës pas dy xhirove të zhvilluara

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 23 September 2020

Sot në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar janë zhvilluar dy takime mjaftë interesante, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani ka fituar si vendas ndaj Feronikelit me rezultat 3-2, teksa Gjilani ka triumfuar në udhëtim te Llapi me shifrat 1-0.

Të martën Drenica e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 2-1, ndërsa Arbëria dhe Prishtina i kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1.

-Advertisement-

Edhe në këtë xhiro skuadra e Dritës nuk zhvilloi ndeshje, pasi nesër mbrëma luan ndaj Leiga Varshavës në Poloni, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Pas dy javëve, renditjes së Superligës së Kosovës i prinë Ballkani me 6 pikë, ndjekur nga Prishtina e Arbëria me nga 4 sosh, kurse Feronikeli, Drenica e Gjilani e ndajnë pozitën 4, 5 dhe 6 me nga 3 pikë.

Drita, Llapi, Trepça ’89 dhe Besa e Pejës akoma nuk i kanë shijuar pikët e para në sezonin e ri 2020/2021.

Më poshtë keni tabelën e elitës së futbollit kosovar, pas dy xhirove të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera