Sport

Kështu dukej tabela e Superligës së Kosovës pas 28-të xhirove në sezonin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 12 April 2021

Fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pretendentët për titull kampion nuk gabuan në këtë javë, duke arkëtuar nga tri pikë të radhës.

Drita triumfoi në udhëtim te Llapi me rezultat 2-4, kurse Ballkani fito në shtëpi ndaj Besës së Pejës me shifrat 4-1, ndërkaq Prishtina e mposhti si mysafire Drenicën me rezultat minimal 1-0.

-Advertisement-

Pas 28 takimeve të luajtura Superligës i prinë Drita me 61 pikë, ndjekur nga Ballkani me 58 sosh dhe Prishtina me 57 pikë.

Por, si ishte renditja e elitën së futbollit kosovar pas 28 xhirove në sezonin e kaluar?

Edhe në edicionin e shkuar pas 28 ndeshjeve të zhvilluara Superligës i printe Drita me 61 pikë, aq sa ka edhe në këtë sezon.

Vendin e dytë e mbante Prishtina me 57 pikë, aq sa ka edhe sot, kurse Ballkani në edicionin e kaluar renditjet i treti me 56 pikë, dy me pak se sa ka në këtë sezon.

Më poshtë keni tabelën e Superligës së Kosovës pas 28-të xhirove në edicionin e kaluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera