Lajme

Këshilltari i Kurtit imagjinon bisedë në ‘parajsë’ mes Izetbegoviqit dhe Holbrookut lidhur me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 14 January 2023

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë një reagim të çuditshëm në llogarinë tij social në Twitter.

Ai ka imagjinuar një bisedë në parajsë në mes ish-presidentit të Bosnjës e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq dhe ish-ambasadorit amerikan, Richard Holbrooke, teksa të dy bashkë ‘flasin’ për Republikën Srpska në Bosnje, njofton Klankosova.tv.

Zulfaj, në bisedën imagjinare, thotë se të dy liderët e ndjerë mund të thonë se “Kosova duhet të jetë më e zgjuar”.

-Advertisement-

“Nëse Alija Izetbegovic dhe Richard Holbrooke janë bashkë në parajsë, duke parë Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ata mund të jenë duke thënë: Kosova duhet të jetë shumë më e zgjuar…”, ka shkruar ai në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera