Lajme

Këshilltari i Biden: Sulmi i Iranit kundër Izraelit duket se është mposhtur, po e monitorojmë situatën

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 01 October 2024

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha sonte se sulmi i Iranit ndaj Izraelit duket se është mposhtur, megjithatë administrata e Biden-it po vazhdon të monitorojë një situatë “në zhvillim”.

Sullivan gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë tha se administrata po ndjek raportimet për vdekjen e një civili palestinez në Bregun Perëndimor, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Theksojmë se pak orë më parë, Irani ka sulmuar me raketa Izraelin.

-Advertisement-

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte në përgjigje të vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, si dhe të liderit të Hamasit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera