Këshilli Kombëtar i Sigurisë mbështet qëndrimin e Grenellit: SHBA kërkon të respektohet vendimi i Kushtetueses
Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 30 May 2020
Qëndrimi i emisarit të Donald Trump, Richard Grenell, rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për dekretin e presidentit Hashim Thaçi e kanë shpërndarë Ambasada e SHBA’së në Berlin dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për dekretin e presidentit Hashim Thaçi me të cilin kishte nominuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër.
Grenell në reagimin e tij kishte thënë se vendimi I Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga të gjithë dhe kishte paralajmëruar se mezi po pret që punojë me qeverinë e re.
“Gjykata Kushtetuese foli. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës- të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon. ” kishte shkruar Richard Grenell.
Një qëndrim të tillë të Richard Grenell e ka shpërndarë fillimisht Ambasada e ShBA-së në Berlin. E përveç Ambasadës e ka shpërndarë edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë (National Security Council).
Statement from Special Envoy @RichardGrenell on the decision by #Kosovo’s Constitutional Court. The United States calls on all parties to respect the Court’s decision. https://t.co/GOJFq67bLJ
— NSC (@WHNSC) May 29, 2020
“Qëndrimi i Përfaqësuesit Special Richard Grenell për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e Gjykatës”, thuhet në përshkrimin që NSC ia ka bërë reagimit të Grenell.
Një qëndrim të tillë të NSC e ka rishpërndarë edhe vetë Richard Grenell në llogarinë e tij zyrtare.
Gjykata Kushtetuese me Aktgjykimin e marrë të enjten i ka dhënë dritën e gjelbër dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Nisma për krijimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Hoti do të fillojë pas publikimit të plotë të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.
Të tjera
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...