Lajme

Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 27 November 2024

Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Branislav Kërstiq është sqaruar duke thënë se ajo është keqpërdorur dhe është nxjerrë nga konteksti.

“Është e kuptueshme që është keqpërdorur deklarata ime e cila është nxjerrë nga konteksti. Por ne sot mësuam një send tjetër, që gruaja e Kurtit po jeton në Norvegji”, ka thënë Kërstiq.

Për më tepër, Kërstiq ka theksuar se problemi me gjuhën ka shkaktuar një situatë të tillë.

-Advertisement-

“Nuk jam duke përdorur gjuhën amtare dhe nuk dal në deklarata publike për të ofenduar asnjë komunitet. Mua më duket një zonjë e nderuar, bashkëshortja e kryeminstrit”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kërstiq të hënën ka deklaruar se gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili i ka quajtur prentendime të pavërteta, duke thënë se bashkëshortja e Kurtit është e punësuar vetëm në NUPI dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera