Fun & Video

Kërkohet ndryshimi i statujës në formë shkallësh, pulëbardhat po përplasen për majën e mprehtë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 26 October 2018

David McCraken e ka punuar një skulpturë që japë mashtrimin optik, të ‘shkallëve për në pafundësi’ që është vendosur më 2016 në një liqe të Zelandës së Re.

Mirëpo, kjo po paraqet problem për pulëbardhat që po përplasen për majën e mprehtë të mbuluar prej alumini, teksa raportohet se dy kanë ngordhur deri më tani,

Për këtë arsye, po kërkohet ndryshimi i këtij përfundimi, që të realizohet me silikon të butë dhe të ketë ngjyrë të ndezur, për t’i paralajmëruar shpezët.

-Advertisement-

“Gjëja e fundit që dua, është që punimi im të shkaktoi trazira. Menjëherë do mblidhet një grup punues, që të ndryshohet gjendja”, ka thënë skulptori McCrake.

Në anën tjetër, ky nuk është i vetmi problem i kësaj statuje. Për të duhet të ndahen nga 700 euro në muaj, që një kontraktues të kujdeset dy herë në muaj, për ta pastruar prej jashtëqitjeve dhe ta kontrollojë nëse bazamenti është në rregull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera