Kërcënohet Pacolli, anulon pjesëmarrjen në takimin e ministrave në Bosnjë
Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 03 September 2018
Zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Ai përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur lajmin duke shkruar gjithashtu se shkak i anulimit është kërcënimi i Presidentit të Republikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik.
Sipas Pacollit, Dodik gjatë ditës ka deklaruar se zëvendëskryeminsiti i Kosovës dhe delegacioni i tij nuk janë të mirëseardhur në Banja Llukë.
“Sapo kam anuluar pjesëmarrjen time në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Repulikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëseardhur në Banja Llukë. Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën pērpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyere kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve.”, ka shkruar Pacolli në facebook./inFokus
Të tjera
-
Bedri Hamza në Lipjan: Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka theksuar një atmosferë t...
-
Takimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Pejë nisi me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin ...
-
Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Muharremi tallet keq me ‘premtimin’ e Kurtit: Ekonomi Magjike: Si të bësh pagën 1,200€ pa e ditë as vet
Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas një deklarate premtimi elektoral q...
-
Limaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk bëhet pyetja pse na nuk ‘guxojmë’ me pi kafe në Serbi, por pse ju shkoni kaq lehtë e pse hasmi ju do kaq shumë
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj i pyetur se pse partia në pu...
-
Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj
Të martën do të mbahet mbledhje komemorative për epidemiologun e parë shqipta...
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...