Lajme

Kërcënohet në rrjetet sociale një polic në veri

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 30 September 2023

Një polic i Kosovës është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Mitrovicë Veri 29.09.2023-16;10. Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.

-Advertisement-

Situata në veri ka qenë e tensionuar gjatë këtyre ditëve, pasi më 24 shtator grupe terroriste serbe sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Mbi 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar kishin hyrë në Kosovë, ata pas vrasjes së policit u fshehën në Manastirin e Banjskës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera