Lajme

Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rremë

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 19 April 2023

Një kërcënim me bombë i bërë pak orë më parë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë të jetë i rremë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë”, ka thënë Gara për klankosova.tv

-Advertisement-

Pas kryerjes së kontrolleveve, Gara tha se ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera