Lajme

Keqpërdorim i detyrës zyrtare, një muaj paraburgim për gjyqtarin Gashi

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 16 August 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj gjyqtarit të arrestuar, Avdirrahman Gashi, duke vlerësuar se ekziston rreziku që, nëse lihet i lirë, ai mund të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale.

Vendimi është marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ndërsa gjykata ka arsyetuar se paraburgimi paraqet masën adekuate në këtë fazë të procedurës.

“Caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale apo duke ndikuar në dëshmitarë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë .
Sipas gjykatës, në marrjen e këtij vendimi është marrë parasysh edhe “pesha dhe natyra e veprës penale për të cilën i pandehuri dyshohet”, si dhe mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra.

-Advertisement-

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu pozitën zyrtare të të pandehurit si një nga rrethanat relevante për caktimin e masës së paraburgimit.

Gashi do të qëndrojë në paraburgim për një periudhë prej një muaji, në kuadër të procedurës penale që po zhvillohet ndaj tij.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy