Lajme

Keohe: Thaçi e dinte se Kosova s’mund të arrinte pavarësinë pa ndihmën e SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 04 April 2023

Në Hagë ka nisur dita e dytë e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Avokat i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka mohuar të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës hyrëse, Keohe ka thënë që Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime lufte.

“ZPS-ja dëshiron që ju të besoni se kishte një strukturë kriminale, komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës dhe dëshirojmë të ofrojmë faktet e asaj që ndodhën në terren, duke filluar me prezentimin fillestar të Hashim Thaçit dhe rolin e tij gjatë viteve 98-99. Thaçi ishte një aktivist, student që u kthye në Kosovë në mars të vitit 98 menjëherë pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari që është edhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë”.“Motivi është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe ne dëshirojmë të flasim për motivin në këtë çështje gjyqësore. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime si një prej udhëheqëse të UÇK-së, ai e dinte se suksesi i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga SHBA-të”, ka thënë Keohe.

-Advertisement-

Tutje Keohe tha se Thaçi e dinte se Kosova s’mund të arrinte pavarësinë pa ndihmën e SHBA-së.

“Në fillim të viteve 98-ta, SHBA-ja i ofron mbështetje UÇK-së sipas disa kushteve, asnjë sulm kundër civilëve, asnjë asistencë nga grupet islamike ose asnjë financim nga trafikimi i lëndëve narkotike të paligjshme dhe asnjë veprim jashtë territorit të Kosovës. Thaçi e dinte shumë mirë se Kosova s’mund të arrinte pavarësinë pa ndihmën e SHBA-së. Ai kishte motivimin për të mos u angazhuar në ndërmarrje të përbashkët kriminale të përshkruara në aktakuzë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera