Rozë

Keni tatuazh? Kujdes nga rrezet e diellit gjatë verës

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 19 June 2017

Sidomos tani që vera është erdhi, dhe trupi ekspozohet më tepër Mjaft persona tundohen nga një tatuazh. Tendencat e tatuazheve janë zgjegjuar gjerësisht sot dhe mundësitë janë të pafundme.

Të vogla apo të mëdha, me ngjyrë apo bardhë e zi apo shkrime. Bota e tatuazheve është gjithnjë e më e gjerë dhe me më shumë variacione.

Tashmë edhe teknikat janë përsosur më shumë dhe disa nga vendet më të përhapura ku bëhëen tatuazhet janë , pas veshit, në kurriz dhe në kavilje të këmbës.

-Advertisement-

Por pavarësisht nga lloji i vizatimit dhe teknika e adoptuar, ajo që duhet të kujtojnë të apasionuarit e tatuazheve, sidomos në agimin e një dite vere që është e nxehtë, është pikërisht mbrojtja e tyre.
Dielli, në fakt, mund të çojë në zbehjen e tyre duke zhvlerësuar vizatimin. Dhe kjo është një arsye më shumë për të vendosur kremin kundër diellit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera