Rozë

Keni probleme me zemrën, atëherë kjo bukuroshe ju shëron! – (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 13 October 2017

Lauren Drain është nga Florida dhe shumica e quajnë si ‘infermieren më seksi në Instagram”, ndërsa do ta keni të qartë sapo të shikoni disa nga fotot të cilat ajo i ka postuar në këtë rrjet social, ndërsa profilin e saj e përcjellin hiq më pak se 3.7 milionë adhurues, transmeton Zeri.info.

Image

Kjo bukuroshe është e specializuar për kardiologji, ndërsa karrierën në mjekësi e ka filluar qysh në moshën 16-vjeçe, ndërsa përveç infermierisë, ajo punon edhe si trajnere personale.

Image

Edhe pse di të punoj deri në 13 orë në spital, ajo gjithmonë gjen kohë për ushtrime intensive, të cilat janë edhe meritore për trupin e saj jashtëzakonisht seksi. Ajo beson se stili aktiv i të jetuarit është çelësi i shëndetit afatgjatë.

-Advertisement-

Image

“Stili aktiv i të jetuarit e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet dhe promovon shëndetin e përgjithshëm”, thotë ajo dhe shton se për trupin e saj tërheqës, nuk janë aspak meritore gjenet e mira, por vetëm nga puna e mundimshme.

 

Image

Ajo e pranon se shpesh lufton kundër paragjykimeve të cilat njerëzit i kanë ndaj modeleve të fitnesit në Instagram.

Image

Përveç këtij rrjeti social, ajo është aktive edhe në blogun e saj ku promovon ushtrimet dhe jetën e shëndetshme. Në anën tjetër, ajo punon edhe si modele e kostumeve të larjes dhe veshjeve intime dhe thotë se ndjehet shumë e lumtur kur pozon para kamerës, shkruan më tej zeri.info.

Image

“Nuk kam ngurrim të zhvishem dhe të pozoj joshëse para kamerës. Në të vërtetë ndjehem shumë e lumtur kur dukem tërheqëse dhe provokuese para fotoaparatit”, thekson ajo.

Image

Është ankuar se në jetën e dashurisë gjërat nuk i kanë shkuar mirë dhe për këtë e fajëson orarin e ngjeshur të punës, pasi nuk i lë aq shumë kohë për jetën personale.

Image

“Kam pasur shumë lidhje të dështuara dhe mund të them se fajin më të madh e kam unë, pasi nuk kam mundur t’i përkushtohem në tërësi lidhjeve. Por shpresoj se një ditë do të gjej dashurinë e jetës sime dhe do të krijoj familje për të cilën ëndërroj vazhdimisht”, ka përfunduar ajo./ZERI

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera