Fun & Video

“Këmbën nuk e ndjeja pas aksidentit”, i riu shqiptar rrëfen dramën: Si më braktisi e dashura

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 03 November 2018

Aksidentet janë aq të shpeshta në vendin tonë, sa thuajse nuk ka ditë që kalon pa së paku një të tillë.

E nga një aksident fatkeq nis gjithçka edhe në rrëfimin e mëposhtëm që një i ri ka dërguar për JOQ.al, thjesht si një dëshirë për ta ndarë me të tjerët ku sigurisht përmes saj mund të nxirrni disa leksione të rëndësishme.

Përshëndetje JOQ! Desha të ndaj një pjesë të jetës time me lexuesit tuaj. Jam 29-vjeç nga Shqipëria e Mesme dhe para 5 vitesh në ndodhi një aksident pas të cilit askush nuk e mendonte kush që mund të shpëtoja, por falë lutjeve dhe formës së mirë fizike pasi merresha me sport, arrita të shpëtoja.

-Advertisement-

Si pasojë e aksidentit nuk e ndjeja fare njërën këmbë, por para një viti kisha njohur një gocë dhe kalonim mirë dhe pasi më ndodhi aksidentit mendova të flas me të, sepse këmba ime nuk kthehej më si më parë. Mendova se ajo mund të kishte një jetë më të mirë me dikë që është pa probleme fizike, ndoshta unë nuk ofroja një jetë të mirë dhe folëm.

Megjithëse vajza më tha se “nuk jetoj do pa ty edhe nëse më lë ti unë nuk mund të të lë kurrë”, e pyeta “Je e sigurtë?”, “Po” më tha e bindur.

Nuk dija ça t’i thoja, u ndjeva shumë mirë dhe i lumtur, harrova edhe problemin që kisha.

Filluam prapë lidhjen por e shikoja të pasigurtë dhe i them se nuk dua të qëndrojë kush pranë meje kundra dëshirës, nëse je penduar mund të fillosh jetën tënde pa mua.

Por serish përgjigja e saj ishte “Jo, as që e mendoj një gjë të tillë”.

Mendoja më shumë për të tjerët se sa për veten dhe me aq mundësi sa kisha mundohesha t’ja plotësoja dëshirat dhe çdo gjë. Kur papritur një ditë më tha e dashura “Leku është gjithçka sot, po s’ke lek nuk je askush”, “Jo”-i thashë “për mua nuk është asgjë, por ta jap fjalën që do ta siguroj edhe lekun veç të kem ty.”

Megjithatë nga ajo fjalë e kuptova që kishte filluar të pendohej, më shkruante më rrallë derisa një ditë më njoftoi se familja e saj nuk ishin dakord që ne të ishim bashkë.

I thashë që të më linte takim me familjen e saj dhe nëse më do ti nuk ka asgjë që na ndan.

Por më ktheu si përgjigje:

“Kam fol me mamin edhe më tha jo, pasi mund të kemi një jetë jo të mirë bashkë, nuk mund të bësh asgjë për mua dhe dua ta mbyllim këtu.”

E pranova, s’kisha çfarë t’i bëja dhe filloi me ato të vetat “ti do e kalosh se je i fortë”, por nuk i shkruajta më.

Pastaj e shikoja me makina të fundit, me pushime jashtë vendit, kur një ditë pas shumë kohësh më mori në telefon duke qarë duke më thënë se kishte nevojë për mua.I thashë:
“Mos ke dëgjuar që jam bërë gjë me lek?! I njëjti jam asgjë s’ka ndryshuar.”

Por ma ktheu se i interesoja vetëm unë dhe se ndjehej bosh, ama unë kur kisha më së shumti nevojë ajo më la dhe tani nuk më intereson më, nuk i shkruaj dhe jam i vendosur.

Kam punuar shumë për këmbën në fizioterapi dhe më ka ardhur 70%, e ndjej çdo ditë e më mirë. Isha në Itali dhe bëra vizita e më dhanë shpresa që do të kthehet siç ka qenë.

Ju uroj një fundjavë të këndshme!”

Komentet u takojnë juve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera