Sport

Kelmendi e Krasniqi kërkojnë medalje në botëror

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 29 August 2017

Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi do të garojnë sot në kampionatin botëror të xhudos, në kategori nderin në 52 kilogram.

Kampionati botëror i xhudos nisi të hënën në Budapest, ndërsa sot zhvillohen garat në kategorinë deri 52 kilogramë për xhudiste dhe kategorinë deri 66 kilogramë për xhudistë.

Në kategorinë deri 52 kilogramë garojnë dy xhudiste kosovare, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi.

Majlinda është bartëse e parë, ndërsa në mesin e bartëseve është edhe Distria, që çdo ditë e më shumë po prek nivelet më të larta të xhudos.

-Advertisement-

Si bartëse, Majlinda e Distria janë të lira në rrethin e parë. Në rrethin e dytë Majlinda e pret Evelyne Tschopp të Zvicrës.

Ndërkohë Distria do të ketë punë në luftën e parë të saj me fituesen e përballjes mes Ikram Soukate te Marokut dhe Nazakat Azizova të Azerbajxhanit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera