Fokus

Kë e ka futur në listë për deputet Milaim Zeka?

Autori: Doresa Geci 15:13 | 03 September 2019

Partia Euroatlantike e Kosovës e cila udhëhiqet nga Milaim Zeka do të garoi e vetme në zgjedhjet e 6 tetorit. Tashmë ka bërë gati edhe listën me emrat e kandidatëve që do të futen në garë.
Gazeta inFokus ka mësuar disa nga emrat që do të kandidojnë për deputetë të Kosovës.

Sipas sekretarit organizativ të PEK-ut, Hysen Gecajt lista e kësaj partie do të jetë ndryshe nga parititë e tjera.

“Ne kemi nderru një sistem, nuk kemi dasht më ndjek sistemin e partive tjera. Kemi dashte më instalu nje demokraci të brëndshem, kështu që kemi mundesu një numer më të madhë të kandidatëve me kandidu për parti. Numri i tyre është jashtëzakonishtë i madhe qitash i kemi 70 në listë”, ka thënë Gecaj për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Gecaj gjithashtu ka thënë së në këtë parti nuk do të ketë asnjë personë i cili ka qenë në të kaluarën në ndonjë parti tjeter politike.

Në mesin e emrave që do të kandidojnë do të jenë, Milaim Zeka , Hysen Gecaj, Flamur Gashi, Asllan Qyqalla.
Mirëpo lista e kësaj partie ende nuk është përfunduar.

Partitë politike kanë kohë që të dorëzojnë listën e kandidatëvë për deputet deri më 6 shtator.
Atëherë do të dihet sakt numri i subjekteve politike dhe kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera