Ekonomi

KEDS’i tregon se sa rrymë shpenzon enëlarësja

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 16 November 2021

Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike, KEDS, ka nxjerr një mesatare se sa harxhon rrymë enëlarësja.

Sipas tyre 7.80 përqind e shpenzimit të faturës mujore të rrymës shkon për këtë pajisje.

“Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse enëlarësen nuk e lëshojmë pa qenë e mbushur. Po ashtu, mënyrë tjetër e kursimit është edhe përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00 (kur fillon tarifa e ulët)”, thuhet në një postim në faqen e KEDS.

-Advertisement-

“Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiakë, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera