Lajme

KEDS thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 24 December 2021

Të shtunën nga ora 13:00, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit kjo konferencë është thirrur për arsye të probleme me furnizim të energjisë elektrike dhe situatës aktuale elektro energjetike, shkruan Gazeta Infokus.

“KEDS fton të gjitha mediat të marrin pjesë në Konferencën për media që e organizon kompania lidhur me situatën elektroenergjetike në Kosovë. Konferenca mbahet nesër, të shtunën duke filluar nga ora 13:00 në objektin qendor të KEDS-it, Elektrokosova. Të gjitha mediat janë të mirëseardhura. Për secilën paqartësi ose informatë shtesë ju lutem më kontaktoni përmes këtij emaili apo në numër të telit 049 794 794”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kujtojmë se në dy ditët e fundit në vend ka pasur reduktime të shumta derisa edhe ankesat e mëdha nga ana e qytetarëve nuk kanë munguar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera