KEDS festoi ditëlindjen e dhjetë
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 16 May 2023
Rreth 2000 punëtorë të KEDS-it mezi i zinte salla në veri të Prishtinës, teksa po festonin 10-vjetorin e kompanisë. Tok me ta, po festonin edhe i tërë menaxhmenti, pronarët e kompanisë z. Ahmet Çalik, dhe ai i Limak Holding, z. Nihat Ozdemir, si dhe përfaqësues të nderuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Gjithçka u elektrizua kur trupa e baletit filloi performimin me motive kosovare, siç ishin edhe këto 10 vjet operimi të kompanisë. Ndërkohë, në prapavijë, në një ekran gjigant po shfaqej angazhimi maksimal i të gjithë punëtorëve, të cilët për një dekadë nuk i lanë asgjë rastit që qytetarët e Kosovës të merrnin shërbime sa më kualitative, që kompania të avancohej sa më tepër dhe energjetika kosovare të zhvillohej në një dimension të ri. Një dekadë për të cilën nuk u kursyen aspak as investimet.
Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, z. Alpin Dogan, në fjalimin e tij përshëndetës, tregoi arsyet pse duhet të krenohemi.
“Teksa jemi mbledhur këtu për të festuar, medoemos duhet të përmendim një situatë të paqëndrueshme energjetike, dhjetë vjet më parë, dhe gatishmërinë tonë për ta transformuar atë rrjet elektrik në përputhje me modelet më të mira dhe më të avancuara teknologjike”, tha ai.
- Dogan falënderoi të gjithë punëtorët e kompanisë për përkushtimin e vazhdueshëm në përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve, duke i motivuar edhe për fillimin e një dekade të re.
“Jemi të ngazëllyer për ndryshimet tona që do të ndodhin për të mirë në dekadën e ardhshme, si infrastruktura e digjitalizimit, cilësia e shërbimit dhe efikasiteti. Ne do të vazhdojmë të jemi garanci e një shërbimi universal, të besueshëm e cilësor”, shtoi ai.
Në vazhdim, duke e cilësuar KEDS-in si një akter kryesor në sektorin energjetik të Kosovës në dhjetë vitet e fundit, z. Ahmet Çalik u shpreh i lumtur për sukseset e arritura përmes investimeve, siç tha ai, në një vend të bukur si Kosova.
“Për këto dhjetë vjet kemi investuar mbi 216 milionë euro për të plotësuar nevojat e konsumatorëve, të cilët ishin rreth 470,000 në vitin 2013, dhe sot janë rreth 700,000. Jemi krenarë që përmes platformës digjitale, eKesco, ofrojmë shërbime online për rreth 206,000 përdorues”, tha ai.
- Çalik foli edhe për realizimin e projekteve të suksesshme me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorit, për çka falënderoi punëtorët e KEDS-it.
Në anën tjetër, drejtuesi i kompanisë Limak Holding, z. Nihat Ozdemir, tha se e sheh Kosovën si shtëpinë e tyre, duke u shprehur krenar për ndikimin e investimeve në shoqërinë kosovare.
“Zhvillimi dhe ndryshimet e shpejta që shohim këtu, bashkë me popullatën e re dhe dinamizmin në Kosovë, na japin forcë e frymëzim të madh”, tha ai.
Ai më tutje foli edhe për kontributin e madh në investim në rininë kosovare përmes ofrimit të programeve edukative. “Përmes programit KEDS Academy, të cilin e filluam menjëherë pas themelimit të kompanisë, trajnuam dhe certifikuam rreth 600 të rinj në fushën e energjetikës, shumica prej të cilëve tashmë janë pjesë e kompanisë”, shtoi ai.
KEDS është pronë e kompanive prestigjioze turke, Çalik Holding, dhe Limak Holding, dhe ka filluar së operuari në Kosovë në maj të vitit 2013. Përmes realizimit të më shumë se 2300 projekteve kapitale, duke aplikuar teknologjinë dhe infrastrukturën më të avancuar, KEDS ka transformuar peizazhin energjetik të Kosovës, duke fuqizuar zhvillimin e saj për një të ardhme të qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike.
Të tjera
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...