KDI shpalos raportin për Kuvendin, theksohet mungesa e kuorumit dhe gjuha jo parlamentare

Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 02 August 2023
Instituti Demokratik i Kosovës mbajti sot konferencë për media ku u shpalos raporti analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, me titullin: “Ligjvënia mes shumë sfidave”.
Në këtë raport, theksohet se mungesa e kuorumit ka ndikuar negativisht në këtë sesion, megjithatë numri i mjaftueshëm i deputetëve për të zhvilluar punimet e Kuvendit ka ekzistuar gjatë gjithë kohës, siç evidentohet në listat zyrtare, raporton Klan Kosova.
Po ashtu, është theksuar edhe gjuha jo parlamentare e përdorur në Kuvend, e cila sipas hulumtuesit Arbër Thaçi, nuk është ndëshkuar nga Glauk Konjufca.
Arbër Thaçi, hulumtues në KDI, gjatë interpretimit të të dhënave, tha se ky sesion është karakterizuar nga shumë të papritura dhe përmbajtje të llojllojshme, dhe ligjvënia gjatë kësaj periudhe u shoqërua me shumë sfida. Gjatë këtij sesioni, Kuvendi zhvilloi 49 seanca në tërësi. Afërsisht gjysma e tyre ishin seanca plenare, ndërsa ngecja në trajtimin e agjendës parlamentare në vitin paraprak dhe aktual, së bashku me keqplanifikimin, shkaktoi nevojën për të zhvilluar një numër të madh të vazhdimeve të seancave. Përveç këtyre, u mbajtën edhe tetë seanca të jashtëzakonshme dhe dy seanca të karakterit solemn.
Thaçi shtoi se Kuvendi gjatë kësaj periudhe miratoi gjithsej 44 projektligje, 11 prej të cilave ishin marrëveshje ndërkombëtare. Nga këto, 17 projektligje ishin pjesë e planit legjislativ të Qeverisë për vitin 2023, ndërsa pjesa më e madhe e projektligjeve të miratuara, 27 projektligje, ishin të planit legjislativ të viteve paraprake 2022 dhe 2021. Kështu, Kuvendi përmbushi 13% të planit legjislativ 2023. Në anën tjetër, 14 projektligje ende presin miratimin në lexim të dytë, pasi janë miratuar vetëm në shqyrtim të parë gjatë këtij sesioni.
Ai tregoi se mungesa e kuorumit ka ndikuar negativisht në këtë sesion, megjithatë numri i mjaftueshëm i deputetëve për të zhvilluar punimet e Kuvendit ka ekzistuar gjatë gjithë kohës, siç evidentohet në listat zyrtare. Kjo dëshmon se deputetët kanë qenë të kujdeshsëm për tu regjistruar për të marrë meditjet, por kanë treguar papërgjegjshmëri në pjesëmarrje të rregulltë në punimet e Kuvendit. Kjo është në kundërshtim me Aktgjykimet Gjykatës Kushtetuese dhe interesin publik, që i obligon deputetët që të marrin pjesë rregullisht në punimet e Kuvendit.
Tutje, Thaçi vuri në dukje edhe përdorimin e shpeshtë të gjuhës jo parlamentare, që nuk u ndëshkua nga ana e Kryetarit të Kuvendit, e që prodhoi tensionim të gjendjes, e cila gjatë muajit korrik eskaloi edhe në përplasje fizike mes deputetëve e ministrave, me përmasa të tilla të papara ndonjë herë në Kuvend.
Në anën tjetër, hulumtuesja Violeta Haxholli, prezantoi të dhënat lidhur me funksionin mbikëqyrës të Kuvendit. Sipas saj, në këtë sesion, deputetët parashtruan gjithsej 171 pyetje parlamentare. Megjithatë, numri i pyetjeve nuk ishte i kënaqshëm, duke pasur një mesatare të ulët për secilin deputet ndërsa, 82 deputetë nuk parashtruan asnjë pyetje parlamentare. Më së shumti pyetje parashtruan deputetët e partisë në pushtet me gjithsej 102 pyetje, pasuar nga partitë opozitare, PDK-ja me gjithsej 45 pyetje, AAK-ja me 13 pyetje, LDK-ja me 10 pyetje dhe Komunitetet me vetëm 1 pyetje.
“Kryeministri Kurti pranoi 17 pyetje kryesisht lidhur me zhvillimet në veri dhe dialogun me Serbinë, për të cilat ofroi përgjigje. Në anën tjetër, disa nga ministrat nuk trajtuan seriozisht pyetjet e deputetëve, veçanërisht Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministrja e Punëve të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjeve, ndonëse ato u përsëritën disa here”, thuhet në raport.
Gjeni raportin e plotë në faqen zyrtare të KDI-së në dhe Platformën Vota Ime.
Ky raport është rezultat i një hulumtimi që është realizuar në kuadër të projektit “Zgjerimi i hapësirës qytetare për reformën në drejtësi”, i financuar nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.

Të tjera
-
Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr
Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dr...
-
CNN: Versioni i ri i Trump për takimet në Zyrën Ovale i ka tronditur disa liderë të huaj
Vizitat e liderëve të huaj në Shtëpinë e Bardhë dikur ishin raste për diploma...
-
Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës së të dielës në Frankfurt,...
-
Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se një zjarr i madh ka përf...
-
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës sot në 27-vjetorin e saj...
-
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
Presidenca daneze e Këshillit të Bashkimit Evropian është zotuar se do të pun...
-
Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat
Importi i madh e ka vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme ekonomike, ...
-
Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut
Afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për nënshkrimi...
-
Alarmi i rremë për bombë në Kuvend, Kurti: Konfirmimi se kërcënimi erdhi nga Serbia, dëshmon luftën aktive hibride ndaj vendit tonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për, siç tha...
-
Varroset sot dyvjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut
Sot varroset dyvjeçarja e cili vdiq tragjikisht pasi ra në një pishinë familj...
-
Sveçla: Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është një shtetas serb, në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladic
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për kërcë...
-
Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë
Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riu...