Lajme

KDI: Presioni politik nuk duhet të shndërrohet në presion fizik

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 06 October 2026

Instituti Demokraktik i Kosovës ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, në ditën kur po shqyrtohet mundësia e kalimit në lexim të dytë të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Derisa në Kuvendin e Kosovës, projektligji ende nuk është votuar në lexim të dytë, protestuesit jashtë po kërkojnë që një proces i tillë të kryhet sot, kurse në disa momente situate ka eskaluar, duke bërë që disa deputetë të pengohen edhe fizikisht nga protestuesit.

Për këtë, KDI-ja ka reaguar duke thënë se askush nuk ka të drejtë të pengojë fizikisht një deputet për të ushtruar funksionin e tij të lirë.

-Advertisement-

“Artikulimi i kërkesave përmes protestave është bazamenti i demokracisë. Por, të pengosh fizikisht deputetët të hyjnë apo të largohen nga Kuvendi, t’i kërcënosh apo të përdorësh dhunë ndaj tyre, është presion mbi institucionin dhe mbi ushtrimin e lirë të mandatit. Kërkesa që deputetët ta votojnë një ligj mund të shprehet fuqishëm në shesh, por vota e tyre duhet të mbetet e lirë.

Asnjë protestues apo organizatë nuk mund të vendosë përmes bllokimit fizik se kush hyn, kush del apo si duhet të votojë një deputet. Deputetët kanë të drejtë të votojnë, të mos votojnë dhe të mbajnë përgjegjësi politike për vendimet e tyre. Protesta duhet të mbetet protestë, ndërsa presioni politik nuk mund të shndërrohet në presion fizik.

Në këtë situatë, krerët e subjekteve politike duhet të dalin para protestuesve, të flasin drejtpërdrejt me ta dhe ta marrin përgjegjësinë për qëndrimet e tyre. Organizatorët që kanë ftuar qytetarët të mobilizohen për këtë çështje duhet edhe t’u kërkojnë qartë që protesta të vazhdojë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve.”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy