Lajme

Katër ushtarë të FSK-së diplomojnë në Çeki

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 19 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se katër ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë, shkeuan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai tha se Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të botës.

“Përgjatë një muaji, ushtarakët tanë kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera