Lajme

Katër persona rrihen mes vete në Pejë, arrestohen nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 21 June 2026

Katër persona janë arrestuar të shtunën në Pejë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:29 në rrugën “Mehmet Ibraj”.

Si pasojë e përleshjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy