Lajme

Katër migrantë gjenden në një veturë në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 22 September 2026

Një person është ndaluar në Vërmicë, pasi në automjetin që drejtonte janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur të hënën. Sipas Policisë, automjeti kishte targa vendore dhe drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës.

I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin dhe, me vendim të prokurorit, është liruar.

-Advertisement-

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe janë dërguar në qendrën strehimore përkatëse.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”.

“Vërmicë/ 21.09.2026 – 04:00. Është ndaluar automjeti me targa vendore i drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku në automjet janë gjetur katër migrantë shtetas të huaj. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa migrantët janë trajtuar dhe dërguar në qendrën strehimore përkatëse”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy