Sport

Katër dështimet në Ligën Premier, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 22 May 2017

Kampionati elitar në Angli ka përfunduar me Chelsean kampione në Ishull.

Disa nga skuadrat e mëdha kishin bërë transferime bombastike por jo të gjithë lojtarët e shumë paguar kanë treguar paraqitje cilësore.

Kësisoj televizioni i njohur ‘ESPN’, ka bërë një sondazh me katër lojtarët që kanë dështuar në Ligën Premier këtë vit pas transferimeve të tyre.

-Advertisement-

Në mesin e tyre është edhe mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka që iu bashkua Arsenalit për 45 milionë euro.

Xhaka ka zhvilluar 32 ndeshje duke shënuar dy gola por ka bërë edhe dy asistime, ndërsa ai është kritikuar në Angli për paraqitjet jo të mira.

Përveç Xhakës në këtë listë ndodhet edhe transferimi më i shtrenjtë në histori, Paul Pogba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera