Lajme

Katastrofa më e madhe në shekull në Zelandën e Re, njerëzit notojnë përmes dritareve për t’u shpëtuar përmbytjeve (foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 14 February 2023

Banorët janë detyruar të notojnë për të shpëtuar nga shtëpitë e përmbytura në Zelandën e Re pasi cikloni Gabrielle goditi veriun e vendit.

Qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare të martën për shkak të shkatërrimit të stuhisë, hera e tretë në histori.

Kryeministri Chris Hipkins thotë se katastrofa është ngjarja më e madhe e motit në Zelandën e Re në një shekull. Dëmi i stuhisë ka qenë më i madh në komunitetet bregdetare në bregun verior dhe lindor të ishullit të Veriut.

-Advertisement-

Zyrtarët thanë se të paktën 225,000 njerëz ishin pa energji të martën. Gati një e treta e popullsisë 5.1 milionëshe të Zelandës së Re jetojnë në rajonet e prekura.

Një zjarrfikës mbetet i zhdukur pas një rrëshqitje dheu. Një zjarrfikës tjetër u plagos rëndë, thanë agjencitë e shpëtimit.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur atë që kemi vënë jetën tonë. Është njeriu kundrejt natyrës në këtë pikë,” tha një banore për BBC.

Mediat lokale kanë raportuar se disa banorë në gjirin Hawke’s iu desh të kalonin me not përmes dritareve të dhomave të gjumit për të shpëtuar pasi ujërat përmbytën shtëpitë e tyre.

Pamjet ajrore të rajoneve të përmbytura treguan njerëz të bllokuar në çati në pritje të shpëtimit.

Shkalla e madhe e dëmit përfshin pemët e shkulura, dritat e rrugëve dhe shtyllat e përkulura, dhe rresht pas rreshti shtëpish të përmbytura.

Në Auckland, më shumë se 100 njerëz kishin ikur gjithashtu në qendrat e evakuimit gjatë natës, thanë zyrtarët.

Cikloni Gabrielle ka goditur Zelandën e Re vetëm dy javë pas reshjeve dhe përmbytjeve të paprecedentë në të njëjtin rajon, të cilat vranë katër persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera