Sport

Katari e bleu Botërorin. “Loja” e kontratave me futbollin

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 11 March 2019

Caktimi i të drejtës së organizimit të Botërorit të futbollit për Rusinë dhe Katarin ishte një nga çështjet më kontroverse në historinë plot dritëhije të Joseph Blatter në drejtimin e FIFA-s.

Por, nëse Rusia verën e kaluar shkëlqeu me turneun, pavarësisht mënyrës se si mori këtë privilegj, vazhdon të bëjë bujë zbulimi i detajeve të ndikimit të votimit, përmes korrupsionit.

Vite më parë, një “dush” me dollarë falsë në kokën e Sep Blaterit ishin hakmarrja e vetme e atyre që pretendonin se procesi ishte korruptiv.
Tani, një investigim i “Sunday Times” tregon se shteti i Katarit fshehurazi ofroi 400 milionë dollarë për FIFA-n vetëm 21 ditë para se të fitonin të drejtën për të mikpritur Kupën e Botës 2022. Në dokumentet e zbuluara nga tabloidi anglez, zbulohet se drejtuesit e televizionit shtetëror Katar “Al Jazeera” të kontrolluar nga emiri i Katarit, nënshkruan një kontratë televizive duke bërë një ofertë jashtë logjikës ekonomike. Por jo vetëm kaq.

-Advertisement-

Kontrata ka përfshirë gjithashtu një tarifë suksesi të pashembullt 100 milionë dollarë që do t’i paguhej FIFA-s vetëm nëse Katari ishte i suksesshëm në votimin e Kupës së Botës në procesin kontrovers në 2010.
“Sunday Times” gjithashtu pohon se një tjetër ofertë prej 480 milionë dollarësh është bërë nga Katari tre vjet më vonë. Praktikisht, FIFA-s iu ofrua direkt 880 milionë dollarë nga shteti i Katarit në përpjekjet e saj për të mbajtur të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror 2022.

Kjo kontratë tani është pjesë e një hetimi për ryshfet nga policia zvicerane. Shuma totale ende pa nisur topi i parë ka shkuar 880 milionë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera