Lajme

Kastrati: S’shkova në Shqipëri, s’doja t’ia prishja vetes festën duke e pa Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 28 November 2022

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, në “Politiko” ka komentuar mbledhjen e krerëve shqiptar në Tiranë me rastin e 28 Nëntorit.

Kastrati ka thënë se ai nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje për arsye personale por edhe se nuk ka dashur të ia prish vetit festën e ta shoh Kurtin.

“Disi nuk doja me ia prish vetit festën e madhe duke e pasur përballë Albin Kurtin i cili me trajektoren e zhvillimit të vet politik veç na ka gërdit politikën. Madje edhe Albulena Haxhiun e cila është non grata, kështuqë nuk desha me ia prish vetit festën”, ka deklaruar Kastrati.

-Advertisement-

Tutje, Kastrati ka thënë se kjo nuk është në aspektin personal por në atë politik duke shtuar se ata kanë thënë “zi e terr” për krerët e UÇK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera