Kastrati: Disa nga përgjegjësitë e KFOR-it mund t’i kalojnë gradualisht FSK-së
Autori: Gazeta inFokus
19:38 | 21 June 2026
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka folur për vendimin e NATO-s për optimizimin e pranisë ushtarake në Kosovë.
Kastrati tha se ky vendim vjen pasi që, sipas tij, bazohet në informacionet që merren drejtpërdrejt nga terreni përmes kontingjenteve të shteteve pjesëmarrëse në KFOR.
“Po unë e di se jam i informuar që NATO që një kohë është duke rishikuar pozicionin e vet apo më mirë them numrin e prezencës ushtarake këtu në Kosovë”, deklaroi ai në Klankosova.
Sipas tij, çdo njësi ndërkombëtare në Kosovë raporton në baza ditore mbi gjendjen e sigurisë.
“Çdo kontingjent i shteteve që qëndrojnë këtu në Kosovë kanë edhe inteligjencën e vet dhe ata raportojnë baza ditore mbi situatën e sigurisë këtu në Kosovë”, u shpreh Kastrati.
Ai theksoi se Kosova duhet të jetë më aktive në komunikim me Brukselin lidhur me planifikimin e ardhshëm të forcave të NATO-s në vend.
“Ka më shumë se një vit që e kam thënë në studio të ndryshme se Kosova do duhej dalë ngadalë të hyjë në kontakt me Brukselin për planifikimin e ardhshëm të forcave të NATO-s në Kosovë”, tha ai.
Kastrati kujtoi se Plani zhvillimor i Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në vitin 2028 pritet të arrijë fazën përfundimtare të kapaciteteve operacionale.
“Plani 10-vjeçar zhvillimor i Forcave tona të Armatosura po i vjen deri në fund në 2028, ata duhet të jenë operacional dhe të kompletuar me të gjitha njësitë, pajisjet dhe armatimin e planifikuar”, deklaroi ai.
Sipas tij, në këtë fazë krijohen kushtet që disa prej detyrave të KFOR-it të mund të kalojnë gradualisht te institucionet vendore të sigurisë.
“Atëherë normal që pjeken edhe kushtet që dalë ngadalë disa nga detyrat që KFOR-i ka aktualisht të mund të barten te forcat tona të armatosura apo forcat vendore”, tha Kastrati.
Ai vlerësoi se një proces i tillë nuk paraqet rrezik për Kosovën, duke theksuar se NATO do të mbetet e pranishme në vend deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Aleancë.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...



































