Fokus

Kaq qytetarë morën shtetësinë e Kosovës në vitin 2022

Autori: Elvira Haxhiu 18:34 | 28 December 2022

Që nga fillimi i muajit janar e deri në fund të nëntorit në vitin 2022, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 546 qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme përmes një përgjigje për Infokus.

“Gjatë periudhës 01.01.2022-30.11.2022, shtetësinë e Republikës se Kosovës e kanë fituar gjithsej 546 persona”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

-Advertisement-

Kurse në vitin 2021, 421 persona kanë marrë shtetësinë kosovare, pra 125 më pak se këtë vit.

Ndërkaq, që nga janari e deri në fund të nëntorit nga shtetësia kosovare kanë hequr dorë mbi 4 mijë e 400 qytetarë.

LEXO EDHE: Kaq qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare në vitin 2022

“Gjatë periudhës 01.01.2022-30.11.2022, nga shtetësia e Republikës se Kosovës janë liruar gjithsej 4,423 persona”, kanë thënë nga MPB për Infokus.

Derisa në vitin e kaluar 4 mijë e 938 persona kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare.

Arsyeja kryesore që qytetarët lirohen nga shtetësia kosovare është se shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë dy shtetësinë, duke përfshirë edhe disa nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së.

“Arsyet pse personat heqin  dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj  kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia  e  mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, thuhet në përgjigjen e MPB-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera