Kaq para i shpenzoi Qeveria Kurti II për 6 muaj, Besnik Bislimi më dorëliri
Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 11 November 2021
Rreth 220 euro në muaj janë shpenzuar për kryeministrin Albin Kurti në dreka për periudhën prill tetor të këtij viti. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shpenzuar më shumë para se vet kryeministri Kurti gjatë periudhës prill-tetor.
Gjithsejtë 12,700 euro ka shpenzuar Bislimi në këtë periudhë, pjesa më e madhe e të cilave ka shkuar për bileta (3,927 euro). Edhe Kurti për bileta shpenzoi 3,815 euro. Derisa për kryeministrin, për karburante janë shpenzuar 2,583 euro. Për akomodim, për Kurtin u shpenzuan 1,804 euro derisa për dreka 1,327 euro.
Më së shumti shpenzime janë bërë nga Kabineti i Kurtit – gjithsejtë 14,403 euro. Shumica prej këtyre shpenzimeve janë bërë për dreka.
Zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi ka shpenzuar 5,746 euro, derisa pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për karburante. Kabineti i Redzepit ka shpenzuar gjithsejtë 11,000 euro.
Më se paku shpenzime në Kabinetin e Kurtit ka shpenzuar zyrtari për protokoll, Ismail Hakki Ustaibo të cilit i kanë takuar 39 euro mëditje.
Ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë për RTVD se është mirë që të kursehen taksat e qytetarëve, sidomos në kohë pandemie.
“Duhet të tregojmë përgjegjësi dhe menaxhim të mirëfilltë të buxhetit. Qytetarët duhet të mësohen se edhe në Kosovë institucionet mund të kursejnë e jo të bëjnë garë kush po shpenzon më së tepërmi”, deklaroi Gërxhaliu. Në total Qeveria Kurti për periudhën prill-tetor ka shpenzuar 62,616 euro.
Të tjera
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...