Lajme

Kaq do të jetë çmimi i korrje-shirjeve sivjet, ministria tregon nëse do subvencionojë naftën

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 06 July 2023

Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësuesit e drejtorive Komunale për Bujqësi dhe atyre të Shoqatës së Mullistëve, në të cilin u diskutua për parapërgatitjet për fillimin e procesit të korrje-shirjeve të drithërave të bardha, si dhe mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket vitit 2023.

Gjatë atij takimi u vendos që çmimi për hektarë për korrje-shirje për këtë vit do të jetë 130 euro.

Këtë e kanë konfirmuar për IndeksOnline nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

-Advertisement-

“Gjatë këtij takimi, palët e përfshira në këtë proces (MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve) duke marr për bazë çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, u pajtuan që të sugjerojnë/propozojnë si çmimi real të korrje-shirjeve për vitin 2023, do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve)”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga MBPZh për IndeksOnline theksojnë se këtë vit nuk do të ketë subvencionim për naftë për realizimin e procesit të korrje-shirjeve.

Mirëpo kjo ministri e bën subvencionimin e fermerëve të cilët kultivojnë grurë në formën siç është e paraqitur më poshtë:

•150 euro/ha;

•0.03 euro/kg të dorëzuar në pikën grumbulluese;

•150 euro/ha për përdorim të plehut artificial;

•54 euro/ha për naftë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera