Kapiteni i policisë vozit në gjendje të dehur, rrezikon jetën e dy qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 28 February 2023
Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët dje në orët e mbrëmjes për një vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve.
Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit).
Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës.
Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin.
Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila).
Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” .
Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.
Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente, thuhet në komunikatë./Reporteri.net/

Të tjera
-
Protestë kundër keqmenaxhimit të parasë për qentë endacakë: Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizoi protestë kundër, siç u tha, ke...
-
Avokati i familjes së Liridonës: Naim Murseli është aktor, e dëshmoi edhe në ditën kur e varrosi të ndjerën
Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, ka deklaruar se i dyshu...
-
Berisha: Zgjedhjet në diasporë u manipuluan, do të nisim të gjitha format e protestave në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për manipulimin...
-
Nesër do të mbahet nga ora 10:00 Provimi i Maturës Shtetërore
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), bën të ...
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Më 18 qershor, 2025, Kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles – Ramos...
-
Këta janë nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një nënkoloneli d...
-
Reagon edhe Muharremi, akuzon KEK-un, ZRRE-në dhe Ministrinë e Ekonomisë për kolapsin energjetik
Pas raportimit ekskluziv të Gazetës Infokus se Korporata Energjetike e Kosovë...
-
Policia shpall në kërkim 20-vjeçarin nga Peja, i dyshuar për dh*unë në familje dhe përdorim të ar*mës
Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin Elton...
-
Reagon Hoti paralajmëron për “rrënim të ekonomisë” nga kriza dhe pasiguria në furnizim me rrymë
Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të Gazetës Infokus ...
-
KESCO konfirmon raportimin e Infokusit: Kosova nesër rrezikon të mbetet pa prodhim vendor të energjisë, e gjithë rryma vetëm nga importi
Gazeta Infokus sot raportoi ekskluzivisht se Korporata Energjetike e Kosovës ...
-
Ramush Haradinaj e quan fmijaq Albin Kurtin: Është mirë me fillu me ia nxi jetën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kriza politike për formi...
-
Kosova shënon Ditën e Refugjatëve, bëhet thirrje për shërbime adekuate për të gjithë ata që i qasen Kosovës si vend i sigurt
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në ba...