Abdixhiku hedh poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 20 June 2025
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mohuar kategorikisht akuzat se subjekti që ai drejton është duke planifikuar një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listën Serbe, shkruan Gazeta Infokus.
Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Abdixhiku deklaroi se ndonëse ekziston mundësia numerike për krijimin e një shumice qeverisëse, LDK-ja nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt një koalicioni të tillë.
“Le të jem shumë i kujdesshëm, pa rënduar politikisht askënd. Por figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë të theksuar të inteligjencës – sepse nuk dinë çfarë flasin. Po të donte LDK-ja të bënte koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, siç po thuhet, këtë mundësi e kemi. Sot i kemi 70 vota. Me Listën Serbe bëhen 79”, u shpreh ai.
Kreu i LDK-së gjithashtu komentoi iniciativën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Abdixhiku theksoi se LDK-ja do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht përmbajtjes së tij.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...





























