Fokus

Kapet edhe QKUK-ja: Daja i gruas së Mefail Bajqinovcit merr më së shumti pikë për pozitën e drejtorit

Autori: H.Smajli 15:14 | 16 June 2023

Elvir Azizi, njëri nga kandidatët për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është vlerësuar me më së shumti pikë në këtë konkurs.

Ai është renditur i pari duke u poentuar me 74.2 pikë.

Gazeta Infokus në javën që ky konkurs u bë publik kishte raportuar ekskluzivisht se Elvir Azizi është daja i bashkëshortes se deputetit të Partisë në Pushtet, Mefail Bajqinovcit.

-Advertisement-

Infokusi kishte kontaktuar me Azizin i cili edhe vetë se kishte mohuar këtë lidhje familjare me gruan e deputetit Bajqinovci.

“Po ndoshta ajo është familjare e jemja, unë nuk po të kuptoj ku është problemi se na, në rregull jemi ti merru me punën tanë në rregull por unë person publik hala s’jam unë jam person privat. Për momentin nuk jam nëse bëhem nëse më zgjedh dikush nëse bëhna person publik ndonjëherë atëherë të lutem urdhëro, je e mirëseardhur, për momentin çështjet e mia personale”, kishte thënë Azizi.

E po ashtu në atë kohë u raportua se i njëjti kishte edhe lidhje dhe raporte miqësie me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Mirëpi këto lidhje ai i mohonte dhe deklaroi për Gazetën Infokus se në MSH nuk kishte pozitën e këshilltarit të Vitisë mirëpo ishte ekspert i punësuar nga Banka Botërore.

“Këshilltar s’kam qenë asnjëherë, kam qenë ekspert i Bankës Botërore i angazhuar prej Bankës Botërore për çështje të farmacisë edhe nuk kam pas punë drejtpërdrejtë me ministrin fare. Domethënë kam pas punë me administratën e Ministrisë së Shëndetësisë edhe i kam marrë detyrat edhe i kam raportuar. Faktikisht nga Banka Botërore, ata më kanë angazhuar, është projekt i BB që është partner strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë.”, kishte deklaruar ai.

Derisa kujtojmë një ditë pasi u publikua lista me emrat e kandidatëve për drejtor të QKUK-së të nesërmen nga lista u largua emri i ish drejtorit, Basri Sejdiu.

Infokusi kishte siguruar edhe emialet zyrtare në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës për Burime Njerëzore të QKUK-së ku kërkohej të largohej nga lista emri i Sejdiut.

LEXO EDHE:  Ekskluzive: Zbulohet komunikimi që MPB-ja pati me ShSKUK-në për të larguar Basri Sejdiun nga lista, ani pse mori dritën e gjelbër nga Ambasada Britanike

/Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera