Lajme

Kanoset dhe sulmohet fizikisht pronari i një lokali në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 09 June 2023

Një person ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në lokalin e tij është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15, në Mitrovicën veriore.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti është në hetime nga njësitë relevante policore.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në lokalin e tij, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera