Lajme

Kamishi tregon me saktësi sa para kanë tërhequr nga Trusti ministrat dhe deputetët e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 25 May 2022

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka treguar në emisionin Pressing në T7, se sa para kanë hequr ministrat dhe deputetët që vijnë nga Vetëvendosje. Ai tha se nëse lihen të lirë për të vendosur, deputetët e partisë së kryeministrit Albin Kurtit do të votonin pro.

“Nëse deputetët lihen të lirë me votu, projektligji për Trustin kalon. Nëse nuk ka presion mbi ta, jam i bindur se projektligji kalon”, tha Haxhiu.

“I kemi pasur do veprime, në kuptimin, jo fort të logjikshme prej disa ministrave që kanë votuar kundër projektligjit në Qeveri dhe disa deputetëve që vetë i kanë marrë paret e Trustit”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

“Nëse me lejon t’i lexoj emrat se kush i ka marrë paratë”, tha Haxhiu dhe shpjegoi kush dhe sa para kanë marrë.

“Prej ministrave që kanë marrë para në Trust, Albulena Haxhiu ka tërhequr 2390 euro, Liburn Aliu 2658, Faton Peci 980 euro, Adnan Rrustemi ka tërhequr 2084 euro, Arjeta Rexhepi i ka marrë 1200 euro, Visar Korenica 1762 euro dhe Jeta Statovci që sot votoi kundër në komision i ka marrë 480 euro”, tha Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera