Lajme

Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 17 April 2024

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë.

Ai tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.

“Kam marrë informacion nga një prind i një të riu, më konfirmoi që 14 të rinj sot nga bunajovci janë mbajtë 4 orë në dheun e bardhë, duke u marrë në pyetje pa asnjë akuzë e dëshmi. Duke shkaktu vonesa vetëm për t’i nervozuar e bërë presion”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas tij ky veprim i Serbisë, vjen si hakmarrje të zhvillimeve të fundit dhe fitores së Kosovës në KiE.

#Është interesant se vjen vetëm një ditë pas votimit në KiE, dhe pas një deklaratë skandaloze nga Vuciq i cili tha organet e rendit do të procedojnë të gjithë ata që punojnë në rrënimin kushtetues të Serbisë”, tha ai, për “Debat Plus”.

Sipas tij Aleksandër Vuçiq, këto veprime i bën për konsum të brendshëm por edhe të jashtëm.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera