Sport

“Kam refuzuar miliona”/ Besnik ndaj ekipit të zemrës, kapiteni flet pas rinovimit

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 20 October 2022

Jose Gaya rinovoi të mërkurën kontratën me Valencian deri në verën e vitit 2027. 27-vjeçari ka dalë nga akademia e klubit të njohur spanjoll dhe ndihet i lumtur që do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e ekipit të zemrës.

Anësori i majtë ka refuzuar oferta të ndryshme, madje me shifra financiare më të larta sesa shuma që përfiton në “Mestalla”, por paratë nuk janë parësore për lojtarin e kombëtares spanjolle (18 ndeshje 3 gola me skuadrën e Luis Enrique).

“Kam dashur gjithmonë të luaj këtu, që prej fillimit. Të jem në gjendje të shkoj në një klub tjetër për të fituar më shumë para nuk është diçka që ka rëndësi për mua në këtë moment të jetës. Unë besoj te projekti i klubit, në tre vjet kemi luajtur dy finale.

-Advertisement-

Ambicia ime është ta kthej Valencian aty ku e meriton, në vendet e para të renditjes. Nuk e mohoj që kam marrë oferta nga klube të tjera, por në kokën time ka qenë gjithmonë ideja për të qëndruar këtu”, deklaroi kapiteni i ekipit të Gattusos pas firmosjes së kontratës së re.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy