Lajme

Kadyrov shfaqet i mërzitur, kërkon t’i hiqen sanksionet që iu vendosën nënës së tij

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 01 September 2023

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov përmes një video të publikuar së fundmi ka kërkuar që të hiqen sanksionet të vendosura ndaj nënës së tij.

“Fakti që keni vendosur sanksione ndaj nënës time, nuk do t’ua falë kurrë. Jam i gatshëm të bëjë gjithçka”, tha Kadyrov përmes një adresimi me një fytyrë të mërzitur, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, ai tha se nëna e tij nuk udhëton asgjëkund dhe vetëm angazhohet në punë bamirësie.

-Advertisement-

Siç u raportua ditë më parë, autoritetet amerikane vendosën sanksione financiare dhe një ndalim udhëtimi ndaj nënës së Kadyrovit dhe ndaj 10 të tjerëve nën sanksionet e lidhura me Rusinë.

Aymani Kadyrova ishte në cak sipas Aktit Global Magnitsky, që synon të shënjestrojë njerëzit që mendohet se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Kadyrova u listua për sa i përket angazhimit me fondacionin e Akhmat Kadyrov të djalit të saj, që u sanksionua më parë nga autoritetet amerikane.

Ramzan Kadyrov, i cili ka drejtuar Çeçeninë për gati 20 vjet ishte sanksionuar më parë nga zyrtarët amerikanë.

Akhmat Kadyrov, babai i Ramzan Kadyrovit, ishte një ish-president i Çeçenisë i cili vdiq në një sulm me bombë në një stadium futbolli në vitin 2004.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera