Lajme

Kabashi-Ramaj kërkon largimin e Sveçlës nga MPB: Dënimi është me kusht, përgjegjësia politike nuk është

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 08 September 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar pas dënimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  duke kërkuar largimin e tij nga detyra, shkruan Gazeta Infokus

Kabashi-Ramaj, përmes një postimi ka thënë se Sveçla është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës.

“Dënimi është me kusht. Përgjegjësia politike nuk është”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Sipas deputetes së PDK-së, fakti që Sveçla është shpallur fajtor për një vepër penale e bën të papërshtatshëm për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Një ministër i shpallur fajtor për vepër penale nuk mund të jetë fytyra e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj.

Ajo ka kritikuar edhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti për vazhdimin e mbajtjes së Sveçlës në krye të MPB-së.

“Sveçla duhet të largohet. Kurti duhet të mbajë përgjegjësi”, ka përfunduar deputetja e PDK-së./Gazeta Infokus

Postimi i plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy