Lajme

Ka rënë numri i të hospitalizuarve me Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 28 February 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se numri i pacientëve të hospitalizuar ka rënë në 64, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 50 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë, në Mjekim Intensiv po trajtojhen 7 pacientë, 5 në QKUK dhe 2 në spitalet e përgjithshme.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 28 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

-Spitali i Pejës, 1 pacient

-Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 1 pacient

-Spitali i Ferizajt, 6 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera