Fokus

“Ka qenë një rritje enorme e stentimeve“, kardiologu tregon se sa ka kapacitete QKUK-ja për vendosjen e stentave në zemër

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 22 September 2023

Këtë javë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar për sulmin në zemër dhe trajtimin me stenta.

Në storien e përgatitur nga gazetarja Elvira Haxhiu, kardiologu Dr. Artan Ahmeti, ka thënë se këtë vit ka pasur rritje të stentimeve në krahasim me vitet e kaluara. Madje ai e cilëson këtë si një rritje enorme.

“Këtë vit ka qenë një rritje enorme e stentimeve dhe koronargrafive, pra kemi rekorde të këtyre procedurave në krahasim me vitet paraprake”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka treguar edhe për kapacitetet që ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht Klinika e Kardiologjisë Invazive për trajtimin e rasteve.

“Meqenëse është vetëm një qendër publikë në krejt territorin e Kosovës, kërkesat janë të mëdha për këtë arsye është e nevojshme që hapja e qendrave të tjera ose edhe zgjerimi i kapaciteteve po në QKUK. Meqenëse Kosova është një territor i vogël si të themi edhe mundësia e çdo pacienti për me ardhë në Qendrën Klinike Universitare është më pak se dy orë, atëherë jemi në komplet standarde evropiane që brenda dy orëve të trajtohet secili pacient.

Problemin e kemi me kërkesat e shumta të pacientëve për koronarografi dhe stentim dhe duke pasur parasysh se numri i sallave të kataterizimit të zemrës duhet të shtohet”, ka deklaruar kardiologu./Gazeta Infokus/

Ndiqeni storien:

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera